UBT

Boksieri Edonis Beqiri shkëlqen, shtatë meçe shtatë fitore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Boksieri gjilanas, Edonis Beqiri, i cili po bokson në kategorinë gjysmë të rënd në boksin profesionist po shkëlqen, nga shtatë meçe të zhvilluara në bilancin e tij ka po aq fitore, duke dëshmuar se boksieri nga Gjilani me hapa gjigant po hap dyert e karrierës në boksin profesionist.

Për boksierin shtatëlart Beqirin, “viktimë” e radhës ishte boksieri nga Gjeorgjia, Tomaz Izoria, të cilin e detyroi të tërhiqet nga meqi në raundin e katërt të cilën ishin parapa të zhvilloheshin gjashtë raunde.

Në palestrën e stërmbushur, “Bozhalle Marzahn” në Berlin nga dashamirët e boksit, boksieri Beqiri edhe një herë dëshmoi se ka një talent të madh në mes litarëve të ringut.

Uji Dea

Beqiri gjatë gjithë meqit ishte superior ndaj boksierit nga Gjeorgjia, i cili ishte tejet i papërshtatshëm por Beqiri me teknikën e tij dhe goditjet të njëpasnjëshme e bëri që në raundin e katërt, Tomaz Izoria të dorëzoj meqin.
“Ishte një meqë shumë i papërshtatshëm, boksieri Izoria ishte një boksier shumë i fort, gjatë gjithë meqit isha më i mirë se ai, në asnjë moment nuk mu ka rreziku fitorja isha i përgatitur maksimalisht për këtë meqë dhe arrita të triumfoj, për këtë fitore e falënderoj së pari trajnerin tim Otto Ramin dhe gjithë shtabin tim të cilët kanë pasur besim në mua”, është shprehur Beqiri.

Talenti i boksit Edonis Beqiri, pasiqë janë festat e fundvitit ka një porosi për të gjithë dashamirët e tij.
“Jam shumë i lumtur që ky vit ishte mjaft i suksesshëm për mua, dua t`i përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që janë njashtu edhe fansat e mijë t’ju uroj të gjitha të mirat e zotit për vitin e ri 2018, do të mundohem që vitin të cilin do të hymë do t’ju gëzoj edhe më shumë me fitoret e mija”./rajonipress/