ARKATANA

Mediat italiane i thurin elozhe Arlind Ajetit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti është duke kaluar një moment mjaft të mirë te skuadra e Crotones në Serinë A. Shqiptari ishte vendimtar në sfidën kundër Chievos, pasi dha asistin në fitoren 1-0.

Paraqitja e shkëlqyer e Ajetit është vlerësuar edhe nga mediat italiane. Portali “Tuttomercatoweb” shkruan se 24-vjeçari po kthehet në një futbollist të pazëvendësueshëm për Crotonen.

FIDANISHTJA

“Mbrojtësi shqiptar po bën shumë mirë, po kthehet në një futbollist të pazëvendësueshëm te Crotone, ashtu si Leticia. Ashtu si në vitin e kaluar, niveli i tij është rritur, ndaj dhe do të ketë hapësira në sezonin e ardhshëm”, shkruan “Tuttomercatoweb”.