Fundamenti

Portieri i Dritës, Arbër Sylejmani ftohet në Përfaqësuese

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Mbrojtjet e mira nën ngjyrat “bardh e kaltër” të Dritës, ka bërë që Përzgjedhësin e Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ta ftoj “gardianin”, Arbër Sylejmanin në Përfaqësuesen e Kosovës.

Sylejmani i cili është njëri ndër figurat kryesore në KH Drita gjatë këtij stinori vjeshtor, ka dëshmuar cilësi të larta dhe me plot meritë do ta vesh fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.
“Gardiani”, Sylejmani së pari me 23 dhjetor do t`i bashkëngjitet Përfaqësueses së Kosovës, kampit të hendbollistëve i cili do të mbahet në qytetin e Gjakovës.

Mobi Casa

Për hendbollistët Kosovar dhe Sylejmanin nuk do të ketë pushim, ata menjëherë me 3 janar do t’ju bashkëngjiten përgatitjeve në Prishtinë që të jenë të gatshëm për sfidat që do ti presin nga muaji janar për kualifikime për Kampionatin Botëror 2019.

Kjo ftesë portierin e Dritës, Arbër Sylejmanin, e ka bërë të ndihet krenar.
“Është një nder i veçantë dhe ëndërr e çdo sportisti ta vesh fanellën e shtetit dhe ta prezanton në mënyrën më të mirë të mundshme, do të jap gjithçka nga vetja dhe nuk do ta zhgënjej përzgjedhësin Taip Ramadanin i cili ka besuar në kualitetet e mija”./rajonipress/