Të armatosur me revole, e të maskuar rrahin punëtorin e një kafiterie në Gjilan
Gjilan – Në kafiterinë “Berlini 1”, 7 – 8 persona të maskuar, ku dy prej tyre të armatosur me revole, nën kërcënimin e armëve kanë goditur me shufra metalike viktimën shqiptar, punëtor në kafiteri, me ç’rast i shkaktojnë lëndime trupore në kokë. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Gjilan, ku pas ndihmës së dhënë është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm. Sipas mjekut kujdestar viktima është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka dale Forenzika e stacionit, ku kanë bërë procesimin e vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori, i cili ka sugjeruar që rasti të cilësohet “Vrasje në tentativë“ dhe t’i procedohet NJHR-se për hetime të mëtutjeshme njoftoj Shaban Azizi nga policia e Kosovës në Gjilan./rajonipress/


