Eko Higjiena

Kapet hajni që mori cigare në vlerë të 10 mijë eurove në një market në Zhegër

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në fshatin Zhegër, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që dyshohet se në bashkëveprim edhe me pesë persona të tjerë kanë kryer veprën vjedhje e rëndë, duke thyer lokalin – marketin e viktimës mashkull shqiptar, në të cilin kanë vjedhur cigare të llojeve të ndryshme në vlerë rreth 10.000 €.

Mobi Casa

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/