Hidromorava

Filozofia e lumit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nga Ramadan Mehmeti (Mirko Gashit

Bëj ç’të duash me mjekrën time
Të bardhë të zezë si do ti
Vetëm qafën mos ma dridh në litar
Para se të më recitoni poezi
Çerdhen ngrite mbi plisin tim të Zi
Mos lejo që Zogjtë e Stimfalisë
Që me dhëmbët e marrëzisë
Mbi varrin tim të këndojnë përsëri
Era le të fryjë e përzier me shi
Në Mbrëmjen e nisur letrare
Derisa Mollës gjethet t’i dalin përsëri
Mos më zgjoni nga ky varr fare
Mbi botë ka mbetur prapë një valë
Dhe gjithnjë i njëjti lumë rrjedhë
Nëpër mua deri në amshim bredh
«Ajo do të thotë të luash me fjalë»

Uji Dea

(Nga libri: REQUIEM PER MIRKO GASHIN)