United Hospital

Gjyqtarët e prokurorët zvarrisin rastet antikorrupsion

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Drejtësia kosovare mund të fillojë që të përmirësohet drastikisht për së miri më 11 qershor të këtij viti, kur janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa efekti i tyre mund të shihet qysh në ditën e nesërme, nëse kemi një forcë të re politike, e cila do ta udhëheqë Kosovën dhe e cila do ta largojë vetveten nga ndikimet politike në sistemin juridik.

Mungon vullneti dhe përkushtimi për ta luftuar krimin

Drejtësia kosovare mund të fillojë që të përmirësohet drastikisht për së miri më 11 qershor të këtij viti, kur janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa efekti i tyre mund të shihet qysh në ditën e nesërme, nëse kemi një forcë të re politike, e cila do ta udhëheqë Kosovën dhe e cila do ta largojë vetveten nga ndikimet politike në sistemin juridik.

Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, derisa, sipas tyre, gjendja tani është e rëndë dhe se pa ndërrime të thella nuk mundet kurrë të rregullohet, pra kërkohen ndryshime të mëdha dhe intervenim i thellë për ta rregulluar. Por, përse gjykatat dhe prokuroritë e vendit nuk u japin përparësi lëndëve të korrupsionit, dhe duke mos i kategorizuar këto lëndë, ato që kanë të bëjnë me korrupsionin humbin e mbeten qëllimisht nëpër sirtarë, vjetrohen dhe më pas nuk jepet drejtësi për të tilla raste, dhe pse nga mungesa e drejtësisë po e pësojnë me të madhe edhe investimet e huaja në Kosovë, flet shkrimi në vijim.

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se për t’u arritur një standard evropian i drejtësisë duhet emancipuar edhe qytetarët, të cilët kur të sillen dhe veprojnë si evropianë edhe drejtësia zhvillohet me këta parametra.

Lëndët vjetrohen qëllimisht

ARKATANA

Sipas Dibranit, një drejtësi paksa më të mirë dhe me nivel korrupsioni në përmasat e tolerueshme mund të bëhet brenda një periudhe 4- 5 vjeçare. “Ndërkaq, gjykatat dhe prokuroritë në kushte normale nuk kanë asnjë arsye për t’i zvarritur lëndët e korrupsionit të lartë dhe ato që duhen të trajtohen me procedurë të përshpejtuar. Kjo zvarritje mund të bëhet me ndërhyrje nga politika, ose për arsye se vet gjyqtarët dhe prokuroret janë pjesë e krimit dhe korrupsionit, prandaj shtyhen e zvarriten lëndët deri në zhvleftësimin e tyre real. Por, përderisa ka shumë lëndë, që presin në trajtim, numri është i madh, sepse filli i zgjidhjes së problemeve është ngatërruar dukshëm derisa zvarritja e lëndëve ka për qëllim, nëse jo faljen, zhvleftësimin e tyre gjithsesi, pasi krimi nuk e ka peshën në kohën kur është bërë nëse trajtohet pas 10 apo 15 vjetësh”, ka vijuar më tej ai. Ndërsa, sa i përket asaj se përse nga mungesa e drejtësisë po e pësojnë me të madhe edhe investimet e huaja në Kosovë, ku mosrespektimi i kontratave dhe ligjeve po mban larg investimet e huaja, teksa proceset e stërgjata gjyqësore janë bërë pengesë e madhe për investimet e jashtme, Dibrani në këtë drejtim thotë se ashtu siç është mjekësia për shëndetin e njeriut, arsimi për trurin e individit, drejtësia është për të mbajtur në këmbë shërbimin shtetëror të një vendi, pa të cilin as nuk ka mjekësi e as arsim të mirë, sikurse as ekonomi të zhvilluar dhe as interesime të investitorëve për të ardhur në Kosovë.

Detyrat e Kuvendit të ri

Profesori i së Drejtës, Muhamet Kelmendi thotë se korrupsioni në Kosovë është dukuri e theksuar dhe e shpërndarë në shumë fusha dhe në nivele të gjera ku dukuria e tillë është futur thellë, derisa, sipas tij, kjo dukuri e ka bazën kryesisht te pushteti, i cili ka bërë që dy bazat kryesore, si KPK-ja dhe KGJK-ja, të vihen në shërbim të politikës dhe ata të korruptojnë edhe prokurorinë dhe gjykatat në vend gjersa, siç tha, gjendja e tillë është e rëndë dhe se pa ndërrime të thella nuk mundet kurrë të rregullohet, pra kërkohen ndryshime të mëdha dhe intervenim i thellë për ta rregulluar. ” Ndërsa, shteti i së drejtës është shumë larg në Kosovë, andaj kërkohet nga Kuvendi i ardhshëm që të bëjë ndryshime të dy bazave juridike për zgjedhjen e prokurorëve dhe të gjyqtarëve dhe në këtë anë duhet të punohet në disa drejtime: 1. Në spastrimin e këtij sistemi nga ish- shërbyesit e regjimit serbo- jugosllav; 2. Spastrimin nga elementët e korruptuar dhe kriminalë dhe 3. Spastrimin nga elementët e ndryshëm frikacakë dhe nënshtrues ndaj politikës dhe regjimit kriminal dhe në fund nuk mund të bëhet një shtet ligjor pa një spastrim edhe të politikës nga korrupsioni dhe krimi”, potencoi ai. “Pra, bazë e kësaj është spastrimi i këtij mekanizmi dhe mbi këtë kemi mundësi për të ecur në rrugën e ndërtimit të shtetit ligjor e që kjo është një rrugë e gjatë dhe shumë e vështirë, pasi ka kundërshtarë të shumtë edhe në politikë, po ashtu edhe në gjyqë- sor e në prokurori, ku fitimet e tyre janë të mëdha dhe prandaj duhet kohë dhe mund për të spastruar sistemin gjyqësor dhe prokurorial. Ndërsa, sa do të zgjatë kjo është vështirë të mendohet, ngase varet kryesisht nga pushteti që do të dalë nga votat në Kosovë”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” Profesori i së Drejtës, Muhamet Kelmendi.

Kredibiliteti i dobët

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani ka veçuar se sektori i drejtësisë është i ndjeshëm sa u përket shumë dimensioneve, ku rendi dhe ligji i dobët, pastaj pakënaqësitë e qytetarëve rriten sikur edhe mosbesimi, derisa, sipas tij, kthimi i kredibiltetit është i vështirë, pasi duhet shumë kohë që të rikthehet besimi i humbur. “Ndërsa, është e vërtetë se në një shtet të tillë investitorët e kanë të vështirë të pranojnë të vijnë, pra të investojnë mjetet e tyre në një vend ku s’ka sistem të fortë të drejtësisë që të ruhet investimi i tyre, as që ofrohet punë e sigurt dhe siguri e plotë në mbrojtjen dhe zhvillimin e investimeve. Ndërkaq, lëndët e shumta në prokurori dhe në gjykata janë argumente të këqija që s’ka rend dhe ligj, pastaj dështimet dhe gabimet e shumta në identitetin e personave sikur me pas probleme për të shkruar, përplot gabime në emra e mbiemra, po ashtu përplot dyshime se këto gabime mund të jenë të qëllimshme për të fshirë dosje të të tjerëve”, u shpreh ai. “Pra, ka shumë probleme dhe jobesim në këtë sistem, derisa askush nuk merret me këtë sistem, madje as vetë sistemi, andaj duhet më shumë punë dhe kujdes në këtë aspekt”, ka vijuar më tej ai, derisa ka shtuar se lëndët e korrupsionit dhe zvarritjet e proceseve gjyqësore janë karakteristikat kryesore të problemeve./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.