Mobi Casa

Studentët e Juridikut prezantojnë raportin hulumtues “Niveli i të bërit konkurrencë në rajonin e Gjilanit”

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Studentët e vitit të parë të Fakultetit Juridik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, të enjten kanë bërë prezantimin e hulumtimit studentor me temë: “Niveli i të bërit konkurrencë në Rajonin e Gjilanit”, në ambientet e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan. Hulumtimi ka zgjatur rreth dy muaj, ku janë anketuar mbi 60 biznese në Komunën e Gjilanit dhe në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 12 studentë: Albesa Shurdhani, Adelina Kqiku, Gresa Islami, Kleodina Demolli, Dafina Asllani, Adile Baliu, Razije Aliu, Kaltrina Ramadani, Diana Dalipi, Granit Musliu, Edojeta Emërllahu dhe Lumturije Haliti. Ky hulumtim është zhvilluar nën drejtimin e asistentit Burim Haliti dhe i mbikëqyrur nga profesori Gani Asllani.

Në prezantim të këtij hulumtimi kanë marrë pjesë:
1. Prorektori i UKZ-së Prof. Naim Mustafa,
2. Dekani i fakultetit juridik në UKZ, Prof. Sadik Haxhiu,
3. Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës Valon Prestreshi,
4. Komisionerja e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës Fatime Haziri,
5. Profesori i të drejtës së konkurrencës Gani Asllani,
6. Kryetari i Odes Ekonomike në Gjilan z.Ibrahim Tahiri,
7. Burim Haliti – Staf akademik në UKZ,
8. Studentë dhe qytetarë.

Prezantimin e hulumtimit e realizoi studenti Granit Musliu, ndërsa moderimin e prezantimit e bëri Gresa Islami. Gjatë prezantimit të hulumtimit dolën rezultate interesante të cilat pasqyruan nivelin e të bërit konkurrencë ne rajonin e Gjilanit dhe të cilat rezultate do ndikojnë në intensitetin e punës së autoritetit kosovar të konkurrencës. Në rezultatet e publikuara u pasqyruan disa rekomandime të cilat përfshinin bizneset në rajonin e Gjilanit të cilat: deklarojnë se shumë pak kanë njohuri për legjislacionin që rregullon sferën e konkurrencës, nuk kanë probleme rreth të bërit biznes, mendojnë se ka monopol në bizneset e Gjilanit, autoriteti i konkurrencës ka intervenuar vetëm në disa raste dhe kërkojnë që të veprohet në shumë në krijimin e kushteve për të bërë konkurrencë të mirëfilltë.

Para të pranishmëve u paraqit Prorektori Naim Mustafa i cili përgëzoi studentët dhe asistenin Burim Haliti për punën e bërë, poashtu edhe dekani Sadik Haxhiu falënderoi studentët dhe u premtoi se edhe në të ardhmen do e kenë mbështetjen e dekanit të fakultetit juridik, ndërsa Valon Prestreshi foli rreth përvojës në tij si kryetar i autoritetit të konkurrencës dhe elaboroi në përgjithësi mënyrën e funksionimit të autoritetit, profesori i së drejtës së konkurrencës Gani Asllani paraqiti një koncept bashkëkohor të konkurrencës dhe falënderoi studentët, Fatime Haziri komisionere në autoritet të konkurrencës theksoi se kjo punë e bërë nga studentët nënkupton shumë dhe shërben si parametër për punën në autoritet të konkurrencës, ndërsa në fund këtë takim e përmbylli asistenti Burim Haliti i cili çmoi lart punën e studentëve dhe kërkoi nga menaxhmenti i universitetit që edhe më shumë të mbështeten studentët në aktivitete të tilla, sipas tij kjo punë e madhe ju shërben shumë studentëve, mirëpo edhe më shumë qytetarëve, stafit akademik, autoritetit të konkurrencës dhe në veçanti bizneseve të Gjilanit.

FIDANISHTJA

Ai u zotua se edhe në të ardhmen do i mbështet studentët në punë të tilla hulumtuese dhe në fund falënderoi të gjithë të pranishmit.

Prezantimi i hulumtimit përfundoi me një premtim që studentët e kanë bërë duke u zotuar se edhe në të ardhmen do merren me aktivitete të tilla hulumtuese studentore thuhet në njoftimin e studentëve të vitit të parë, Fakulteti Juridik./rajonipress/