Shkëlqen Mustafi, zhgënjen Xhaka
Mustafi ka bërë paraqitje të kënaqshme kundër Burnley, ndërsa Xhaka u vlerësua si një ndër më të dobëtit në fushë.
Arsenali i Arsene Wenger ka marrë tri pikë me shumë vështirësi në udhëtim te Burnley, duke fituar 1:0 me një gol të vonshëm, shkruan Gazeta Express.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi sulmuesi, Alexis Sanchez nga pika e bardhë në minutat shtesë.
Pas kësaj fitore, Arsenali ka shkuar në kuotën e 23 pikëve dhe gjendet në pozitën e gjashtë.
Në këtë ndeshje luajtën edhe shqiptarët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, ku u dallua më së shumti ky i fundit. /Gazeta Express/


