ARKATANA

Rezervisti Kastriot Rexha, shënon hat-trick dhe i siguron tri pikë Dritës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ndeshja e Anamoravës, në mes Dritës e Vllaznisë së Pozheranit, e vlefshme e javës së 17-të, të Superligës së Kosovës në futboll, ka dhuruar fitoren e Dritës me rezultat 3-0.

Ashtu siç është pritur futbollistët e Dritës shënuan fitore jo edhe të lehtë, pasiqë Pozhoronasit u treguan skuadër e papërshtatshme gjatë 90 minutave.

Trimi i kësaj ndeshje ishte padyshim Kastriot Rexha, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë duke shënuar tre gola në portën e portierit, Jasir Bajramit.

Me këtë fitore Drita pozicionohet në pozitën e dytë me 29 pikë.
“Bardh e kaltërtit” e Dritës dy herë tentuan në pjesën e parë të shënojnë së pari Xhevdet Shabani gjuan nga 16 metra por Bajrami i Vllaznisë dëbon topin jashtë vijës fundore, dhe në minutën e 43-të, Astrit Fazliu nga 12 metra gjuan jashtë portës.

Në pjesën e dytë inkuadrohet qendërsulmuesi Kastriot Rexha në vend të Liridon Lecit, dhe në minutën e 49-të, nga 12 metra me kokë mposht portierin Bajrami.

Uji Dea

Futbollistët e Vllaznisë të vetmin rast e patën në minutën e 59-të, kur Festim Alidema nga 17 metra gjuan por portieri i Dritës, Leutrim Rexhepi me mund të madh dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.

Në minutën e 84-të, Astrit Fazliu bukur depërton nga ana e majtë pason gjerë te Rexha i cili nuk e pati vështirë nga 8 metra të ngrit epërsinë në 2-0.

Tre minuta më vonë në atë 87-të, mbrojtësi Kuka depërton nga e djathta duke gjetur Rexhën i cili nga afërsia shënon, duke vulosur fatin e kësaj ndeshje mjaft interesante ndërsa afër 2 000 shikues në fund të ndeshjes me duartrokitje i përcollën futbollistët e Dritës për rezultatin e arritur.

Golashënuesi i vetëm në këtë ndeshje, Kastriot Rexha i cili shënojë hat trick pas ndeshjes deklaroi.
“Jam i lumtur që me golat e mijë i kam siguruar tri pikë skuadrës sime, ishte një lojë e mirë, të gjithë dhamë kontribut për këtë sukses të klubit, shpresoj se edhe në ndeshjet e radhës do të jem shënues”.

Në ndeshjen e javës së 18-të, Drita do të ballafaqohet me rivalin lokal, Gjilanin./rajonipress/