Eko Higjiena

Te syri i liqenit

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Poezi nga Avdush Canaj

Fundamenti

Te syri i liqenit
kam parë një gocë
me flokët prej shelgu!
Fustanin ia kishin marrë
peshqit
t`ia qëndisin me luspa!
Mami më tha:
Është motra e hënës,
troftat e kanë ftuar
në dasmë!
I besova.
Mam i di të gjitha!