UBT

Zbatimi i Ligjit për Trepçën, peng nga mosformimi i bordeve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

“Trepça” është duke numëruar në vend, ndonëse kanë kaluar gati tre muaj qëkur janë konstituuar institucionet e shtetit të Kosovës, Kuvendi dhe Qeveria, shkruan sot, gazeta Zeri.

Premtimet se shpejt do të formohen dy bordet, pa të cilat nuk mund të zbatohet Ligji për “Trepçën”, nuk janë realizuar, në veçanti nuk është realizuar premtimi i ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka se në nëntor do të hapet konkursi për anëtarët e Bordit Menaxhues të “Trepçës”.

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka thënë se pa formimin e bordeve nuk mund të zbatohet as Ligji për “Trepçën”, i cili do t’u hapte rrugë investimeve tepër të nevojshme në gjigantin ekonomik kosovar.

United Hospital

Tmava ka thënë se ka pasur disa takime në Qeverinë e Kosovës dhe ka kërkuar që sa më shpejt të formohen bordet, me të cilat i hapet rrugë zbatimit të Ligjit për “Trepçën”. Dhe pavarësisht asaj se vazhdimisht ka insistuar që të ndërmerren masa për funksionalizimin e “Trepçës” me bordet e parapara me ligj, Tmava thotë se ende nuk është ndërmarrë asgjë, ndonëse premtimet nuk kanë munguar.

“Akoma nuk ka asgjë konkrete sa i përket formimit të Bordit Menaxhues dhe atij Mbikëqyrës. Kanë thënë se në nëntor do të shpallet konkursi për Bordin Menaxhues, por deri sot asgjë nuk ka. Pa konstituimin e Bordit menaxhmenti i ‘Trepçës’ nuk mund ta marrë asnjë vendim strategjik për të ardhmen e ndërmarrjes.

Formimi i Bordit del edhe si kërkesë nga Ligji për ‘Trepçën’, i miratuar vitin e kaluar nga Qeveria e Isa Mustafës”, i ka thënë “Zërit” drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, të premten…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.