HW

Çfarë parasheh buxheti 4 miliardësh, paga e 13-të për herë të parë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kosova këtë vit do ta ketë buxhetin më të lartë në historinë e vendit, rreth 4 miliard euro.

Investime në arsim, shëndetësi, infrastrukturë e fusha tjera, më shumë buxhet për paga e shpenzime, shtesa e subvencione, të gjitha këto janë paraparë në projekt-buxhetin e këtij viti.

Shpenzimet rrjedhëse pritet të shkojnë në rreth 2.9 miliardë euro, ndërsa ato kapitale në 998.4 milionë.

Për herë të parë punonjësit publikë do të marrin pagën e 13-të, ndërsa pagat do të rriten në bazë përvojës nga 0.25% në 0.5% për vit pune.

Për nivelin qendror pa përfshirë pagesat për interesin e borxhit publik janë paraparë rreth 3 miliardë, për komunat 867 milionë.

Një analizë e bërë nga Instituti GAP tregon se cilat ministri do ta kenë buxhetin më të lartë.

Ministria e Financave prinë për nga buxheti, mbi 1.1 miliardë euro, ndërkaq ajo e Zhvillimit Rajonal do ta ketë buxhetin më të ulët, rreth 5 milionë.

Pas asaj të Financave, më së shumti buxhet është dedikuar për Ministrinë e Mjedisit, rreth 310 milionë, atë të Punëve të Brendshme rreth 248 milionë dhe Ministrinë e Mbrojtjes mbi 216 milionë.

Për Ministrinë e Arsimit janë paraparë mbi 110 milionë, atë të Shëndetësisë mbi 102 milionë ndërsa të Ekonomisë rreth 79 milionë.

Përkundër që katër ministri më shumë, projekt-buxheti i këtij viti nuk e reflekton ndryshim.

Hidromorava

Për investime kapitale janë paraparë 986.7 milionë euro.

81% e këtyre mjeteve sipas GAP-it janë dedikuar për vazhdimin e projekteve ekzistuese, ndërsa rreth 185 milionë euro për investime të reja kapitale.

E disa nga projektet më të mëdha që do t?i kushtojnë më shumë buxhetit të shtetit do të jenë autostrada në drejtim të Pejës dhe ajo e Gjilanit, që kapin vlerën e mbi 18 milionë eurove secila.

Ndërsa, për 8 milionë euro do të rritet buxheti për Agjencinë e Punësimit, rreth 800 mijë për Inspektoratin e Punës.

Ngritje ka pasur edhe buxheti për komunat ku sivjet do të ndahen më shumë mjete për paga, mallra e shërbime dhe subvencione.

Kur flasim për komunat, Instituti GAP ka dhënë sqarime edhe sa i përket mospërfshirjes së buxhetit të Prishtinës në project-buxhetin e këtij viti.

Nuk është vetëm kryeqyteti por edhe 1- komuna tjera të cilat sipas këtij instituti nuk e kanë miratuar buxhetin vjetor me kohë, deri më 30 shtator 2025.

Për rrjedhojë, këto 11 komuna rrezikojnë që këtë vit ta kenë buxhetin e njëjtë sikur vitin e kaluar.

Kur flasim për të hyra, komunat me investimet më të larta nga niveli qendror këtë vit janë: Gjilani me 30.7 milionë euro, Ferizaj me 21.4 milionë euro dhe Mitrovica me 19 milionë euro. Në anën tjetër, sipas GAP-it, komunat me investimet më të ulëta janë Graçanica, Obiliqi dhe Zveçani./RTK

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.