UBT

Vozitë me veturë të pa doganuar dhe të pa regjistruar, ndalohet nga policia

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Policia e Kosovës njësitet nga stacioni Policor i Gjilanit kanë urdhëruar ndaljen e të dyshuarit shqiptar, derisa ai ishte duke e drejtuar veturën “Renault Clio”, me tabela 05. I dyshuari nuk ndalet në shenjën e Policisë dhe duke tentuar të i shmanget kontrollit godet një muri për skaj rruge.

Në pamundësi për të drejtuar automjetin vazhdon ikjen duke e lënë makinën, mirëpo patrulla arrin ta arrestoj. Pas verifikimit të dokumenteve është vërtetuar se vetura ishte e pa doganuar dhe pa regjistruar, kurse tabelat ishin të marra nga një automjet tjetër.

Fundamenti

Me vendim të Prokurorit të shtetit, lënda procedohet ne Gjykatës, si“Prishje e rendit dhe Qetësisë publike”, “Mospërfillja e urdhrave të personit Zyrtar”, dhe “falsifikim i dokumenteve” njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/