Hidromorava

Eksporti i Serbisë në Kosovë 450 milionë euro, i Kosovës në Serbi 20 milionë eur

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përveç taksës në miellin e Serbisë që hyn në Kosovë në korrikun e vitit 2016, sipas përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Serbisë dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë së Serbisë, Kosova ka vënë taksë edhe në materialin ndërtimor që hyn në Kosovë nga Serbia, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kjo masë ishte ndërmarrë për shkak të çmimit më të ulët të shitjes së materialit ndërtimor blerësve në Kosovë sesa të atyre në Serbi.

Kjo masë, sipas prodhuesve të materialit ndërtimor të jugut të Serbisë i ka goditur fabrikat që prodhojnë material ndërtimor, të cilat, siç thonë ata kanë zvogëluar eksportin për një të tretën.

Eco Higjiena

Për këtë masë të Prishtinës, siç raportojnë mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, do të bisedohet në Beograd në një takim të Sekretariatit të CEFTA-s, në të cilin Prishtina do ta marrë kryesimin nga Beogradi në këtë organizatë.

Siç precizohet në një njoftim të Grupit të Prodhuesve të Materialit Ndërtimor të Serbisë, fabrika “Mladost” në Topliçka Mala Plana me dekada ka plasuar 80 për qind të prodhimit të vet në tregun e Kosovës. Kjo pjesëmarrje tani ka zbritur në 50 për qind, shkruan tutje “Zëri”.

“Kjo taksë prej 2 centësh për një bllok ndërtimi për një kamion me blloqe bën 80 euro, gjë që ngrit çmimin në Kosovë për rreth 12 për qind. Nëpër depo janë krijuar stoqe të mëdha dhe ato janë pasojë edhe e kësaj takse, gjë që pamundëson shitjen dhe për këtë arsye ka ardhur në pyetje edhe funksionimi i fabrikës dhe ajo mund të mbyllet”, ka thënë drejtori i fabrikës së materialit ndërtimor “Mladost”, Millosh Dushiq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.