United Hospital

Rekomandim për fermerët prodhues të pemëve

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Nga Nehat Salihu – Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit Sperkatja e parë bëhet në fillim të rënies së gjetheve 20 % (tetor-nëntor, sipas zonës).

MASAT PAS VJELJES

  1. Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit Sperkatja e parë bëhet në fillim të rënies së gjetheve 20 % (tetor-nëntor, sipas zonës). Përdoret (sulfat bakri + gëlqere) ose preparate me hidroksid baker si kocide, Nordox etj. Sperkatja dezinfekton plagët , ndalon përhapjen e kërpudhave (antraknoz, marsonina, bakterioza, fitoftora në bazë të trungut).

Sperkatja e dytë mbi 70 % e gjetheve te rena Mund të përdoret përsëri preparat bakri + nëse ka pasur probleme me insekte (afide, krimba, cikada), mund të shtohet edhe një vaj mineral dimëror.
Mbrojtja e pemishteve pos me pesticide aplikoni edhe masa mekanike

Për shembull te arrat nëse ka infeksion te madh nga Antraknoza dhe sëmundjet te tjera është mire te largohen gjethet nga sipërfaqja e pemishtes ose te lavrohet pemishtja qe gjethet te mbulohen me shtresën e dheut.

Këto trajtime janë baza e higjienës së pemishtes.

Mobi Casa
  1. Plehërimi me plehra te shtalles ne vjeshte Pleh organik çdo 3-4 vjet me sasi prej 50 deri 60 ton / ha , shpërndahet ne sipërfaqe ose për çdo vit te përdoret rreth trungut 20-40 kg për pemë (sipas moshës dhe madhësisë). Pleh mineral rekomandohet aplikim vjeshte me doza nga 0,5 kg deri 1,5 kg per trup si plehra jan Fosfor (P) dhe Kalium (K) – ndihmojnë forcimin e pemës dhe rezistencën ndaj dimrit dhe me sasi te vogel te Azotit (N).

Pa shpërndarjes se plehrave te shtalles dhe minerale është mire te mbulohen me shtresa dheut lavrime apo ndonjë mase tjeter. Formula tipike: NPK 7-20-28 ose diçka e ngjashme (pa shumë azot).

Dozat e plehrave organike (shtalles ) dhe minerale përcaktohet nga disa faktor. Analizat e tokës. Pjelluria e tokës, mosha e pemës, rendimenti, etj.

  1. Punime të tjera Krasitje sanitare hiqen degët e thara, të thyera ose të sëmura. Pastrimi i trungut gërvishtja e lëvores së vjetër me furçë dhe lyerja me gëlqere të përzier me pak sulfat bakri (për mbrojtje kundër diellit dhe patogjenëve).

Asgjësimi i mbeturinave gjethet e infektuara dhe frutat e kalbur nuk duhen lënë nën pemë, por mblidhen dhe largohen. Me këto masa, pemishtja hyn e shëndetshme në periudhën e fjetjes dhe ka start më të mirë në pranverë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.