Ramiz Krasniqi: Së shpejti përcaktojmë agjendën e Përfaqësueses U 19
Gjilan – Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës në futboll U19, të cilët bën histori në shtetin e Austrisë për kualifikimet e Evropianit 2018, i cili mbahet në Finlandë, të udhëhequr nën drejtimin e Përzgjedhësit, Ramiz Krasniqi, shumë shpejt do të bën Agjendën e radhës për grumbullimin e futbollistëve.
Edhe pse ishte paraparë grumbullimi me 7 nëntor është shtyrë për një kohë të përshtatshme, arsyeja e mos grumbullimit është orari i ngjeshur i Përfaqësueses U21, e cila do të zhvillon ndeshjen me Izraelin e vlefshme për Evropianin e futbollit, si dhe Përfaqësuesja e Kosovës e cila do të zhvillon ndeshjen miqësore me Letoninë me 13 Nëntor në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, ka bërë të ditur për “rajonipress”, anulimin e grumbullimit dhe sfidat që e presin për pak kohë.
“Edhe pse kemi qen të përgatitur kemi anuluar grumbullimin e futbollistëve, pasiqë dy Përfaqësueset U21 dhe ajo e Senioreve kanë ndeshjet e tyre, por ne shumë shpejt do të koordinohemi me stafin tonë dhe do të bëjmë të ditur çdo vendim të marrur”.
Krasniqi ka theksuar se shumë shpejt do të bëhet tërheqja e shortit për “Elite Round”.
“Me 6 dhjetor do të mësojmë grupin e kundërshtarëve ku do të bëhet tërheqja e shortit, ndërsa ndeshjet do ti zhvillojmë duke filluar nga 19 Marsi i vitit 2018, dhe është shumë e rëndësishme që sa më tepër të ketë grumbullime të futbollistëve do të më pozitive dhe do të përcjellim nga afër çdo formë të futbollistëve”.
Trajneri Krasniqi njihet me kriteret e tija profesionale dhe në asnjë moment nuk dyshohet në punën e tij i cili ka dëshmuar kualitete të larta, punë serioze dhe rezultate kulminante./rajonipress/


