UBT

Januzaj premton më shumë gola për Sociedadin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish-anëtari i Manchester United, Adnan Januzaj, ka shënuar golin e parë me fanellën e Real Sociedad në fitoren 3:1 kundër Eibar, ndeshje e vlefshme për xhiron e 11-të të La Ligës.

Shqiptari premtoj se ky është vetëm fillimi dhe se do të realizojë edhe shumë të tjerë këtë sezon.

Mobi Casa

“Goli i parë… Më shumë do të vijnë! Real Sociedad +3, tani fokusi për kombëtaren”, ka shkruar Januzaj që është i ftuar sërish te kombëtarja e Belgjikës. /Gazeta Express/