“Skifterat” përkrahin të dënuarit e rastit “Kumanova”
Gjilan – Në ndeshjen e javës së 14-të, të Superligës së Kosovës në futboll, tifozët e Gjilanit,”Skifterat”, në pjesën e dytë të ndeshjes kanë shpalosur një mesazh në shkallët e stadiumit me mbishkrimin,”Liria e tradhtarëve, burgu i çlirimtarëve”, ky mesazh ishte një mbështetje për të dënuarit në rastin “Kumanova”.
Gjithashtu, “Skifterat”, kishin edhe një transparent me mbishkrimin (Gjilani, Krenohet me ty, Liri për Çlirimtaret), në përkrahje për Naser Bajraliun (Bek Bajra), i cili është nga qyteti i Gjilanit dhe është i dënuar në rastin “Kumanova”. /rajonipress/


