ARKATANA

Gëzim Rusi i sjell fitoren Gjilanit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në një ambient tejet të mirë, në stadiumin e qytetit në Gjilan në praninë e 2000 shikuesve skuadra e Gjilanit me formacion të përgjysmuar, ka arritur ta mposht kryesuesin e Superligës së Kosovës në futboll, Llapin e Podujevës me rezultat 2-0.

Futbollisti më i mirë i ndeshjes së sotme golashënuesi i kësaj ndeshje, Gëzim Rusi, përpos që shënoi dy gola ai njëherit ishte futbollisti më i mirë në fushë.
Rusi pas ndeshjes deklaroi. “Me gjithë mungesat e bashkëlojtareve të mijë ia arritëm të mposhtim liderin aktual, për këtë jam shumë i lumtur me një angazhim të madh arritëm tri pikë tejet të vlefshme”.

Skuadra e Gjilanit pa futbollistët e lënduar, mirë ju qasë këtij derbi të javës së 14-të.
Në rastin e parë futbollistët e Gjilanit e konkretizojnë me gol, zhvillohej minuta e 17-të, Betim Haxhimusa depërton nga ana e djathtë dhe me harkim milimetrik e gjen Gëzim Rusin i cili nga 5-6 metra shënon duke e mposhtur portierin mysafirë, Arben Beqirin.

Futbollistët mysafirë shumë lehtë kanë mundur të barazojnë rezultatin në minutën e 29-të, por gjuajtjen e Begollit nga 7 metra e mbron Donat Kaciu.

Haxhimusa në minutën e 42-të, gjendet përball portierit Beqiri i cili shpëton rrjetën e tij.

United Hospital

Në fund të ndeshjes në minutën e 45-të, Mentor Zhdrella godet horizontalen e portierit Kaciu.

Futbollistët mysafirë edhe njëherë godasin horizontalen e Kaciut në minutën e 63-të, nëpërmjet kapitenit Edon Zeqirit.

Mbrojtësi i Gjilanit Armend Thaçi në minutën e 74-të, pas një kundërsulmi të shpejt gjuan nga 16 metra por Beqiri me mund të madh dëbon topin jashtë vijës fundore.
Futbollistët mysafirë kërkonin golin e barazimit dhe një pakujdesi e shfrytëzojnë futbollistët e Gjilanit, me një kundërsulm të shpejt në minutën e 81-të, Thaçi harkon nga ana e djathtë duke e gjetur Rusin të vetmuar e ky nuk e pati të vështir ta plason topin në rrjetën e Beqirit.

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina pas ndeshjes deklaroi.
“Futbollistët dhanë gjithçka nga vetja ata u angazhuan dhe rezultati në fund të ndeshjes nuk mungojë, ne po luajmë pa gjysmën e futbollistëve dhe kjo fitore ju shkon atyre të cilat po thonë se Gjilani është më afër barazhit, ne po mbledhim pikë pas pike dhe për këtë jam shumë i kënaqur”.

Në javën e 15-të, skuadra e Gjilanit në Gjakovë takohet me Vëllaznimin./rajonipress/