Vëllaznimi mposht Vllazninë e Pozheranit në Gjilan
Gjilan – Në javën e 14-të, të Superligës së Kosovës në futboll, skuadrës së Vllaznisë së Pozheranit nuk po i bën hajr as trajneri Bylbyl Sokoli, pasi që ata pësojnë humbje nga skuadra e Gjakovare, Vëllaznimi me rezultat 2-1.
Me këto paraqitje të Vllaznisë gjatë 14 javëve, është në rrugë ashtu siç ka qenë Hajvalia në edicionin e kaluar në Superligë, duke u ngujuar në fundin e tabelës.
Mysafirët nga Gjakova arrin në epërsi në minutën e 7-të, pas një kundërzbritje Lorik Rudi harkon nga e djathta e gjen Adonis Shalën i cili me kokë nga 12 metra gjen rrjetën e Jasir Bajramit të Vllaznisë.
Futbollistët e Vllaznisë arrin golin e epërsisë në minutën e 11-të, pas një depërtimi të mirë Festim Alidema gjuan nga 15 metra duke gjetur këndin e majtë të portierit, Altik Muhaxherit.
Rast të mirë shënimi patë edhe mbrojtësi i djathtë i Vllaznisë, Bergin Maliqi, i cili gjuan nga 17 metra por Muhaxheri me mund të madh dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.
Futbollistët e Vllaznimit organizojnë një sulm mjaft mirë të ushtruar në minutën e 32-të, Tun Bardhoku plason një diagonale nga 30 metra, gjen Rudin i cili në mënyrë mjeshtërore shmang dy mbrojtës dhe portierin Bajramin duke vulosur fatin e këtij takimi me rezultat 2-1.
Në pjesën e dytë kryesisht u zhvillua lojë monotone dhe kryesisht në gjysmë fushë.
Ndeshjen me autoritet e drejtoi arbitri Fatmir Tahiri nga Mitrovica.
Në javën e 15 skuadra e Vllaznisë ballafaqohet me Trepçën 89./rajonipress/


