ARKATANA

Talenti i futbollit vitias, Taulant Ajeti nën llupën e shumë ekipeve të njohura evropiane

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Talenti i ri i futbollit vitias Taulant Ajeti, falë performancës që po tregon në Klubin Futbollistik Rilindja e Prishtinës, tani më është vënë edhe nën llupën e shumë menaxherëve të futbollit nga ekipet e njohura evropiane. Ajeti, që sapo ka mbushur të 17-tat, në saje të formës së mirë të treguar në fushë me ekipin e Rilindjes, tani më është bërë pjesë e seleksionit U19, ku në tri paraqitje ka shënuar 2 gola.

Qamil Ajeti, babai, i cili aktualisht është edhe menaxheri i Taulantit, ka thënë se forma nëpër të cilën po kalon ku futbollist i ri, është një garanci e mirë që ai shpejt do të gjejë vetin në një nga klubet e njohura evropiane. “Viti 2017 karakterizohet si vit shumë i suksesshëm për Taulantin,pasi ai falë paraqitjes së mirë në turnen e futbollit në Munich – Summer – Cup 2017 në Gjermani, ka rënë në sy të shumë menaxherëve të njohur të ekpieve evropiane të cilët tani më kanë filluar të na kontaktojnë”, ka thënë Ajeti.

Hidromorava

Ai ka theksuar se Taulant Ajeti edhe pse në KF Rilindja ka rolin e një mesfushori, ka një intuitë të veçantë për të shënuar gola, pasi gjatë kohës sa ishte pjesë e U17 të Kosovës ka arritur të shënoi 19 gola.”Këto karakteristika e bëjnë Taulantin një futbollist më të veçantë se bashkëmoshatarët e tij dhe ai nëse ka fat shumë shpejt do të jetë pjesë e ndonjë ekipi të madh të Evropës.

E, Taulant Ajeti i cili për momentin është duke u rikuperuar një nga lëndim në gju, i cili e ka lënë jashtë fushës së gjelbërt për disa javë, shprehet se ëndërr e tij është që shumë shpejt të vesh fanellën e reprezentacionit të parë të Kosovës. “Krahas punës që po bëjë të jem pjesë e një ekipi të madh evropian ëndërroi që të jem pjesë e ekipit të parë të shtetit të Kosovës”, ka thënë Taulant Ajeti, cili nuk zbulon se cilat nga ekipet e njohura evropiane anë në kontakt për transferim të tij, pos që thotë se kjo do të kuptohet shpejt./brahim sefedini/rajonipress/