Bizneset e mëdha nën kontrollin e politikës, rritet informaliteti
Politika dhe politikanët e papërgjegjshëm e të inkriminuar që nga paslufta e deri më sot i kanë shkaktuar dëmin më të madh ekonomisë së brishtë të Kosovës. Sipas raporteve ndërkombëtare, ekonomia joformale është rritur nga kuota 35 për qind në kuotën prej 38 për qind, ndërsa edhe krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk janë zvogëluar fare, përkundrazi duke kapur shifra të frikshme.
Sefedini: Kjo kastë politike, që disponon pasuri të paskajshme të grabitur nga djersa e popullit, e mban shtetin në grusht
Politika dhe politikanët e papërgjegjshëm e të inkriminuar që nga paslufta e deri më sot i kanë shkaktuar dëmin më të madh ekonomisë së brishtë të Kosovës.
Sipas raporteve ndërkombëtare, ekonomia joformale është rritur nga kuota 35 për qind në kuotën prej 38 për qind, ndërsa edhe krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk janë zvogëluar fare, përkundrazi duke kapur shifra të frikshme.
Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe përfaqësuesve të bizneseve, vlerë- sohet se një gjendje e tillë e ekonomisë joformale po i konvenon vetëm politikës së inkriminuar, kur dihet se shumë politikanë kanë grumbulluar milionat përmes kompanive, të cilat i dirigjojnë dhe ua vjelin tallin e madh. Shih për këtë, ata vlerësojnë se pasuria e politikanëve fund e krye është e pajustifikueshme, sepse ata bënë milionat vetëm dhe kryesisht përmes informalitetit, kontrabandës dhe futjes nën kontroll të disa kompanive të mëdha politiko-kriminale dhe mbi ligjin, që kanë krijuar monopole të papara në import, por edhe në të gjitha fushat e tjera fitimprurëse.
Sadiku: Nuk funksionon sa duhet shteti ligjor
Eksperti i ekonomisë dhe profesori universitar, Muhamet Sadiku, theksoi se çështja e qeverisjes dhe politikat ekonomike në veprim janë indikatorë me rëndësi të zhvillimit. “Nëse raportet e jashtme konstatojnë se ekonomia joformale është në rritje dhe nëse nuk funksionon sa duhet shteti ligjor, atëherë ka vend për brengosje për ekonominë e vendit”.
Ai theksoi se është folur këto vitet e fundit se ka zvogëlim të ekonomisë joformale, por raportet flasin ndryshe.
Sipas Sadikut, kjo duhet të konsiderohet seriozisht edhe gjatë garës zgjedhore.”Përfshirja e politikave shtrembëruese në zhvillim do ta dobësojë cilësinë e zhvillimit. Çuditemi kur disa që ishin kreatorë të këtyre politikave dhe keqqeverisjes premtojnë ndryshime radikale. Ne i provuam se çfarë mund të bëjnë. Për fat të keq, nuk shohim ndryshime të nevojshme nga ata që deri dje treguan se sa dinë”, vlerëson eksperti Sadiku.
Ai shprehet se është koha e qeverisjes së përgjegjshme, transparente dhe llogaridhënëse. “Vetëm me qeverisje tjetërfare mund të llogarisin të varfrit, të papunët dhe ata që janë në aspektin social të përjashtuar”.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, vlerëson se dëmin më të madh që i kanë shkaktuar vendit dhe ekonomisë së brishtë që e trashëguam nga lufta janë politika dhe politikanët e korruptuar që janë të inkriminuar në krim dhe në korrupsion.”Për fatin e keq të qytetarëve tanë, politika në Kosovë është bërë mjet i përfitimit dhe i rritjes se kapitalit vetjak. Ne jemi dëshmitarë të shumë monopoleve dhe të kompanive të favorizuara, gjë e cila po e shkatërron dhe po e dëmton tej mase ekonominë e vendit, e cila po e dëmton biznesin, pasi që me një sistem të tillë po përfitojnë grupe të caktuara kriminele”, është shprehur ai. Berjani vlerëson se Qeveria në shkuarje në Pakon Fiskale 2 ka propozuar disa gjëra të mira, ku do të përfitojnë bizneset dhe si rast konkret ka qenë edhe pranimi i humbjeve të derivateve, heqja e akcizës në mazut, pranimi i humbjeve në derivate etj.
Berjani theksoi se një hap i mirë kundër informalitetit ka qenë edhe instalimi i softuerit, ku bizneset nuk do të kenë kosto shtesë, por këtë kosto do ta marrë Qeveria e Kosovës, ngase dhe me instalimi e softuerit do të luftohen dukshëm informaliteti dhe korrupsioni, ngase do të përfitojnë bizneset, kurse buxheti i Republikës së Kosovës do të arrinte 3 miliardë euro.
Shahini: Deri tash ka munguar vullneti i institucioneve për të luftuar informalitetin
Kreu i AKB-së, Agim Shahini, thotë se për fatin e keq të qytetarëve tanë, që nga paslufta e deri më tash ka munguar vullneti i institucioneve për ta luftuar informalitetin, që sipas statistikave të fundit ka arritur shifrën deri në 38 për qind dhe natyrisht që kjo është një shifër e lartë dhe shumë shqetë- suese.”Sikur të luftoheshin këto dukuri negative, siç janë informaliteti dhe evazioni fiskal, që me të madhe janë duke e dëmtuar shtetin dhe të ardhurat e vendit, jam i bindur se buxheti i Kosovës do të mund të rritet deri në 50 për qind më shumë”.
Sipas Shahinit, Qeverinë e re që do të dalë nga këto zgjedhjet nacionale e pret hartimi i një strategjie kombëtare kundër informalitetit, evazionit fiskal, krimit të organizuar dhe korrupsionit, me qëllimin që të dilet nga kriza ekonomike dhe papunësia e madhe që na kanë kapluar, me çka edhe do të mund të rritej e të dyfishohej buxheti i shtetit.”Me një numër aq të vogël të inspektorëve tatimorë, që janë diku vetëm 300 sish, si dhe një numër aq të vogël të doganierëve, as Qeveria e re sikurse ato parapraket nuk do të munden të luftojnë informalitetin dhe evazionin fiskal”, është shprehur ai.
Abazi: Reforma e gabuar fiskale e pushtetarëve në largim
Njohësi i çështjeve ekonomike, Milazim Abazi, theksoi se është e vërtetë se gjatë viteve 2015 dhe 2016 është rritur nga 35 për qind në kuotën prej 38 për qind informalitetin, që flet edhe për rritje të korrupsionit. “Për mendimin tim kjo ka ndodhur për shkak të reformës së gabuar fiskale. Kjo ngase me reformën fiskale ka ardhur deri te rritja e TVSH-së, rritja e akcizës dhe rritja e bazës doganore. Për këtë arsye nëse i analizojmë rritjet e të hyrave buxhetore ato janë rritur vetëm si rezultat i rritjes së tri taksave të lartpërmendura e jo për shkak të zvogëlimit të informalitetit. Kjo i bie se me reformën fiskale janë detyruar që të paguajnë më tepër ata që edhe ashtu kanë qenë taksa pagues të rregullt, ndërsa ata që s’kanë paguar kurrë kanë vazhduar të mos paguajnë”, është shprehur ai.
Sipas Abazit, Qeveria e re duhet të ulë taksat, të zvogëlojë informalitetin, të ulë korrupsionin dhe të përmirësojë klimën e bërjes së biznesit.”Nëse këto ndodhin, do të ketë rritje investimesh të vendit dhe të huaja, do të rriten ndjeshëm GDPja dhe buxheti i shtetit”, është shprehur ai.
Njohësi i fushës së ekonomisë dhe prodhimtarisë, Aziz Sefedini, theksoi se të pushtetshmit në të gjitha rrafshet janë më të fortë se shteti! “Grupe dhe individë të caktuar menjëherë pas lufte iu turrën tërë pasurisë së Kosovës dhe pa ferrë në këmbë grumbulluan miliona dhe tani shteti është vetëm hije e tyre”, është shprehur Sefedini.
Ai shtoi se ata janë një hije, e cila në emër të ligjit mbulon veprimtarinë rrënuese të një kaste të caktuar


