ARKATANA

Klubi i pingpongut “Drita F” shpallet kampione e Kosovës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Federata e Pingpongut e Kosovës e ka shpallur klubin “Drita F” kampione të Kosovës. Meritat për këtë adresohen tek lojtaret: Linda Zeqiri (Kapitene), Hanife Zeqiri, Almë Mehmeti dhe Bleona Mehmeti.

Skender Zeqiri drejtori i klubit është shprehur i lumtur dhe i kënaqur që Federata e Pingpongut e ka përzgjedhur si më të mirin për vitin 2017.

ARKATANA

“Meritat për këtë adresohen tek lojtaret: Linda Zeqiri (Kapitene), Hanife Zeqiri, Almë Mehmeti dhe Bleona Mehmeti. Gjithashtu merita pa kufi për trajnerin, Jeton Azizi, derisa unë si drejtor i klubit për suksesin e arritur e falënderoj familjen time që patën mirëkuptim, që për 10 vite ta dëmtoj buxhetin familjar, në mënyrë që të mbijetojmë dhe me fanatizëm t`i arrijmë këto suksese” ka thënë Skender Zeqiri./rajonipress/