Zgjim Mustafa: Do të jem 6 muaj larg fushës
Gjilan – Kapiteni i skuadrës së Gjilanit, mesfushori Zgjim Mustafa, në këtë kampionat të Superligës së Kosovës në futboll kishte aspirata të mëdha të dëshmohet dhe ti prijë skuadrës së tij drejt sukseseve të reja, por një lëndim të cilin e pësoi ëndrrat e Zgjimit u shuan për 6 muaj.
Në javën e 2-të, në ballafaqim me Feronikelin, Mustafa detyrohet ta braktis fushën për tu larguar për 6 muaj, lëndimin të cilin e pësoi i solli kokëçarje të mëdha duke u detyruar ti nënshtrohet operacionit.
Mustafa ende e ka të freskët duelin që pati me futbollistët kundërshtar.
“Kam qenë në mes dy futbollistëve të Feronikelit dhe për një moment kam ndjerë dhimbje të jashtëzakonshme sa që në një moment edhe jam alivanosur, por për çudi arbitri i kësaj ndeshje as që ka referuar ndërhyrje të palejuar kjo është mjaft befasuese, për një moment kam menduar se karriera ime futbollistike do të mbaron në atë moment, ka qenë një moment shumë i trishtueshëm për mua dhe familjen time”.
Mustafa ishte i detyruar që në Shkup të Maqedonisë, ta bën operacion këmbën e djathtë pasiqë ishte konstatuar se ishte këputur ligamenti.
“Ka qenë një operacion mjaft i vështirë i cili ka kushtuar mbi 2,000 Euro, por ishte i suksesshëm dhe shpresoj me terapinë të cilën jam duke e bërë brenda 6 muajve do të rikthehem në fushë”.
Kapiteni i “bardh e kuqëve” të Gjilanit, ka uruar bashkëlojtarët e tij për paraqitjet e tyre gjatë këtyre 13 javëve.
“Përkundër mungesave të shumta që ka pasur skuadra, futbollistët kanë zhvilluar lojëra të mira shpresoj se edhe këto javë që kanë mbetur gjerë në përfundim të stinorit vjeshtor ta kryejnë me sukses dhe pranvera do të jetë diçka e re për klubin tonë”.
Mesfushori i Gjilanit ka fjalë të mëdha për kryesin e Gjilanit.
“I falënderohem kryesisë së klubit për interesimin e tyre ndaj meje, ata po kryejnë një punë të madhe dhe në mënyrë financiare gjerë më tani ka qenë gjithçka në mënyrë profesionale, shpresoj se edhe operacionin klubi do ta merr për sipër dhe jam shumë i sigurt se kjo kryesi e klubit po dëshmon se në momentet më të vështira ju ka dal në ndihmë futbollistëve të saj”./rajonipress/

