FIDANISHTJA

Besa dhe Gjilani ndajnë pikët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në javën e 12-të, të Superligës së Kosovës në futboll skuadra e Gjilanit ka arritur të importon një pikë në ballafaqim me skuadrën e Besës.

Në stadiumin “Haxhi Islami” në praninë e pak shikuesve, skuadra e Gjilanit me formacion të përgjysmuar nuk arriti më tepër se një pikë edhe pse gjatë 90 minutave kishte edhe raste por kishte më tepër nga loja.

“Bardh e kuqët” e Gjilanit edhe pas 12 javëve mbeten skuadra e vetme e cila nuk ka shijuar humbjen, duke i bërë djelmoshat e trajnerit Arbnor Morinës, më të privilegjuarit në Superligë.

Betim Haxhimusa në minutën e 3-të, ka mundur shumë lehtë ta befason portierin e Besës, Haxhijaj por topi nuk gjen cakun e portës.

Në minutën e 23-të, Sadriu për pak nuk shënon por nuk ishte i vëmendshëm sa duhet duke lëshuar rast ideal.

Futbollistët e Besës rastin më të mirë në pjesën e parë e patën në minutën 42-të, kur Arbër Hoxha gjuan por pa sukses.

United Hospital

Futbollistët e Gjilanit në minutën e 53-të, kanë mundur shumë lehtë të shënojnë, Sadriu gjuan por topi godet Papuqin.

Dy minuta më vonë rastin më të mirë të ndeshjes nuk e shfrytëzon Haxhimusa kur nga afërsia nuk shënon.

Fatin e ndeshjes ka mundur ta vulos Merlaku në minutën e 63-të, por topi nuk arrin në portën e Gjilanasve.

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina pas ndeshjes deklaroi: “Po vërehet mungesa e futbollistëve të lënduar, ne po harrnohemi sa po mundemi edhe këta futbollist zëvendësues janë lodhur, por ne po punojmë punën tonë ashtu siç dimë dhe mundemi”.

Në javën e 13-të, futbollistët e Gjilanit do të takohen me Feronikelin në Drenas./rajonipress/