Fundamenti

Feronikeli me lehtësi mposht Vllazninë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Vllaznia e Pozheranit në cilësinë e vendasit në stadiumin e qytetit në Gjilan, në javën e 12-të, ka zhvilluar ndeshjen me Feronikelin nga Drenasi duke pësuar humbje me rezultat 0-3.

As trajneri i ardhur Bylbyl Sokoli nuk po mundet ta këndell skuadrën e Vllaznisë, e cila pozicionohet në pozitën e fundin në Superligën e Kosovës në futboll.

Serinë e golave mysafirët e hapën në minutën e 15-të, Hoti me lehtësi arriti ta mposht portierin e Vllaznisë, Bajramin.

Skuadrës së Feronikelit në asnjë moment nuk ju rrezikua porta e portierit Faton Malokut, ata arritën në minutën e 33, nëpërmjet mesfushorit të tyre Milicaj të kalojnë në epërsi në 2-0.

Fundamenti

Futbollistët e Vllaznisë as në pjesën e dytë nuk arritën të rrezikojnë portën mysafire dhe në minutat shtesë rezervisti Demaku, pas një kundërsulmi të shpejt arrin ta kaloj edhe portierin Jasir Bajramin duke vulosur fatin e kësaj ndeshje.

Në ndeshjen e javës së 13-të, Vllaznia do të ballafaqohet me Llapin në Podujevë.

Pas ndeshjes trajneri i Vllaznis, Bylbyl Sokoli deklaroi.
“Secila ndeshje për ne është vendimtare, na duhen tri pikë me çdo kusht, andaj duhet të luajmë e të sakrifikojmë me shumë lojtarë në sulm. Sot patëm një kundërshtar më cilësor, më të komponuar dhe me meritë fituan. Ata shfrytëzuan pozitën tonë, në pjesën e dytë u munduam të kompensojmë shënimet, por ishte e vështirë”./rajonipress/