Drita shpëton një pikë me kampionin Trepçën 89`
Gjilan – Në javën e 11 të Superligës së Kosovës në futboll në derbin e javës, Drita nuk arriti më tepër se një barazim me kampionin aktual Trepçën 89, në stadiumin e qytetit në Gjilan në pranin e 2000 shikuesve.
Më i merituari për shpëtimin e një pike ishte portieri i Dritës, Leutrim Rexhepi, i cili në minutën e 88-të mbron gjuajtjen e Florent Hasanit nga pika e bardh.
Futbollistët e Trepçës 89 gjatë tërë ndeshjes ishin më të mirë, ndërsa nuk konkretizuan disa raste tejet të volitshme për gjatë 90 minutave të ndeshjes.
Mysafirët kanë mundur shumë lehtë të kalojnë në epërsi në minutën e 11-të, por gjuajtja e Izmakut me kokë përfundon mbi port.
Sulmuesi më i rrezikshëm i mysafirëve, Oto John, i cili sot nuk ishte në elementin e tij në minutën e 19 nga 17 metra gjuan afër pingulës së Rexhepit.
Futbollisti më i mirë sot në radhët e Trepçës 89 por njeherit dhe me i pafati Florent Hasani në minutën e 23-të, shfrytëzon hutin e mbrojtjes së Dritës del përball Rexhepit dhe nga afërsia shënon golin e epërsisë në 1-0.
Këmbëshpejti Oto John në minutën e 31-të, i vetmuar përball Rexhepit gjuan e ky i fundit shpëton gol të sigurt të mysafireve.
Futbollistët e Dritës rastin e parë e krijuan në minutën e 56-të, kur Kastriot Rexha me kokë gjuan mbi port.
Mesfushori mysafir, Florent Hasani në minutën e 60-të, gjuan furishëm nga 15 metra por edhe më bukur shpëton rrjetën e tij Rexhepi.
Në minutën e 70-të, arrihet goli i barazimit pas harkimit nga këndi me kokë shkëputet Rexha topi devijohet nga Henry Chibueze i cili përfundon në rrjetën e portierit mysafir Bledar Hajdinit.
Në minutën e 88 “Minatorët” nga Mitrovica lëshuan rastin më ideal të ndeshjes, së pari topin e prek më dorë Bujar Shabani ndërsa nga pika e bardhë dështon Florent Hasani.
Pas ndeshjes trajneri i rikthyer tek “Minatorët”, Gani Sejdiu deklaroi:
“Ishte një lojë shumë e hapur kështu e ka derbi, në pjesën e parë ishim të shkëlqyer patëm rastet tona nuk i shfrytëzuam na lëshoi koncentrimi dhe Drita këtë e shfrytëzoi është një rezultat real por kemi mundur ta fitojmë ndeshjën”.
Homologu i Sejdiut Milaim Zuzaku i zhgënjyer deklaroi.
“Kemi pasur shumë lëndime jam detyruar me futbollist të lënduar të luaj, nuk jam i kënaqur me rezultat ne kemi pasur lojëra më të mira se kjo e sotit ne aspirojmë pozitat e larta në tabelë”.
Në ndeshjen e javës së 12-të, Drita do të jetë nikoqire e skuadrës së Prishtinës./rajonipress/


