Demhasaj shënon për Luzernin
Shkëlqim Demhasaj ka shënuar gol për ekipin e Luzernit.
Futbollisti kosovar realizoi gol në baraimin 1 me 1 kundër Grasshoppers, shkruan IndeksOnline.
Demhasaj shënoi në minutën e 7-të, por skuadra e tij nuk arriti ta mbajë epërsinë, pasi në minutën e 66-të vendasit shënuan golin e barazimit me anë të Djuricin.
Ky ishte goli i tretë për Demhasajn, për të cilin është sezoni i parë te skuadra e Luzernit./IndeksOnline/


