United Hospital

Kush i lëndoi futbollistët e Gjilanit, kundërshtarët apo “fantazmat” ?

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjatë 9-të javëve të zhvilluara në Superligën e Kosovës në futboll, skuadra e Gjilanit është skuadra më e dëmtuar tek futbollistët duke lënë pasoja të mëdha si tek futbollistët e lënduar njashtu edhe tek skuadra e “bardh e kuqëve”.

Lëndimet të cilat i pësuan futbollistët e Gjilanit në fushën e lojës, skuadrën e Gjilanit e ka qitur në “hall” në komponimin e skuadrës por edhe në shërimin e futbollistëve, këto lëndime kanë bërë që skuadra e Gjilanit të mos mund të zhvillojë ndeshjet ashtu siç ishin përgatitur para fillimit të stinorit.

Të besuarit e trajnerit, Arbnor Morina, kanë pësuar lëndime serioze që do të mbetën së paku edhe nga 6 muaj larg fushës së gjelbërt, siç është Zgjim Mustafa, Fatih Karahoda e Diar Mustafa, këto lëndime do të jenë një hendikep mjaft i madh për trajnerin Arbnor Morinën.

“Çmenduria” e këtyre lëndimeve të rënda gjatë lojës nga kundërshtarët e “bardh e kuqëve” ka hapur plagë të mëdha tek skuadra e Gjilanit, por befasia më e madhe e këtyre lëndimeve është se gjyqtarët e këtyre ndeshjeve kundërshtarët as me kartona të verdhë nuk i kanë ndëshkuar, ndërsa analistët dhe ekspertët e Televizioneve të Kosovës këto lëndime nuk i kanë parë apo “fantazmat” i lënduan futbollistët e Gjilanit.

“Çmenduria” dhe “Fantazma”, edhe më e rënd janë gjyqtarët dhe kontrolluesit e ndeshjeve, shtrohet pyetja se çka shënojnë kontrolluesit dhe delegatët e ndeshjeve në noterin e tyre?

FIDANISHTJA

Këtu duhet Komisioni i delegimit të gjyqtareve dhe kontrollorëve të jetë më syqel, pastaj FFK mos të prit “bujari” nga klubet dhe tifozët në fushë, kur bëhen padrejtësitë që i shohin mbi 3000 shikues, ndërsa të vetmit qe nuk i shohin këto gjerë janë gjyqtarët, kontrollorët e delegatët e ndeshjeve.

Skuadra e Gjilanit njihet si ndër skuadrat më të qeta në fushë, këtë e kanë dëshmuar edhe skuadrat rivale por këto padrejtësi ndaj KF Gjilanit për klubin e Gjilanit janë shumë të rënda.

“Ne nuk kemi dashur të ankohemi, këtë jua kemi lënë në dorë njerëzve të Federatës që të merren me organet e tyre, por nuk do të lejojmë që mundi ynë të na shkojë huq, ne po mbajmë gjallë futbollistët dhe familjet e tyre, po edukojmë breza të rinj të këtij shteti që do të jenë ardhmëri e vendit por “çmendurit” e disa individëve të cilët kanë qëllime të errëta ndaj mjedisit tonë nuk do ti pranojmë në asnjë mënyrë, të lëndohen futbollistët në fushë në mënyrë tragjike dhe të mos ndëshkohen futbollistët kundërshtar kjo është e papranueshme, për këto lëndime serioze përpos që jemi të hendikepuar si ekip, ne jemi të dëmtuar edhe në mënyrë financiare, një operacion së paku kushton gjerë në 6.000 euro, ndërsa “fantazmat” bëjnë sehir me djersën tonë”, ka bërë të ditur drejtori teknik i Gjilanit, Naser Ajeti.

Objektivat e skuadrës së Gjilanit janë për punë profesionale e kurrsesi në rrugë tjera.
“Lirisht dhe botërisht le të dalin cila do skuadër në futbollin e Kosovës dhe të tregon se si priten skuadrat në Gjilan në ndeshjet tona, politika jonë nuk janë ankesat ne po kërkojmë gjithçka të punohet në mënyrë profesionale dhe të mos na shkelet mundi dhe djersa jonë, ne si klub po japim gjithçka nga vetja për mirëqenin e futbollit të Kosovës, kërkojmë që gjërat të vendosen në binar të duhur akteret të cilët nuk janë për futbollin e Kosovës le të largohen dhe të marrin dënimin e merituar”, është shprehur Ajeti.

Gjatë 9 javëve lëndime tek “bardh e kuqët” e Gjilanit kanë pasur edhe Papuqi, Sherifi e Eminhaziri./sylejman ismajli/rajonipress/