ARKATANA

Arbnor Morina: Gjilani pa humbje me gjysmë formacioni

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas 9 javëve të zhvilluara në Superligën e Kosovës në futboll, skuadra e vetme që nuk e ka shijuar humbjen janë “bardh e kuqët”e Gjilanit, këto rezultate nuk do të ishin befasi sikur “bardh e kuqët” e Gjilanit të mos kishin peripeci të shumta gjatë këtyre 9 javëve.

Skuadra e trajnerit, Arbnor Morina, gjatë këtyre 9 javëve ka arritur 3 fitore e 6 barazime duke tubuar 15 pikë duke ndarë pozitën 3 e 4 me rivalin lokal Dritën dhe Prishtinën.

Skuadra e Gjilanit po përballet me lendime shum serioze të futbollistëve duke i larguar nga fusha e blertë edhe nga 6 muaj, siç janë kapiteni Zgjim Mustafa, Fatih Karahoda e Diar Mustafa, të cilët kanë këputur ligamentet duke i shkatuar probleme serioze skuadrës për një kohë ishin të lënduar edhe Papuqi, Sherifi, Eminhaziri dhe i dënuari Gëzim Rusi.

Edhe pse kishin një orar mjaft të vështirë trajneri Arbnor Morina në mënyrë strategjike arriti ta mobilizon skuadrën e tij me futbollist të cilët i kishte në dispozicion.
“Së pari më vjen shumë keq për këta futbollist që kanë lëndime të rënda të cilët i pësuan në fushë, por për çudi referët e këtyre ndeshjeve kundërshtarët as me karton të verdhë nuk i kanë ndëshkuar, këto mundeni t`i vëreni në incizimet televizive kjo është e pa tolerueshme të dëmtohet një skuadër në këtë mënyrë dhe këta futbollist janë kyç në formacion duke na prishur edhe strategjinë e lojës çka është dashur që nga fillimi ta ndërtojmë dhe ta funksionojmë lirisht mund të them planin B”, shprehet Morina.

ARKATANA

Trajneri i respektuar nga tifozët “Skifterat” dhe nga strukturat e klubit të Gjilanit, Morina, tregon se pozita e kreut të tabelës së klasifikimit nuk është e rastësishme.
“Ne kemi punuar së bashku me futbollistët për të mirën e klubit dhe për njerëzit që mbajnë klubin gjallë, të cilët na përkrahin në çdo moment ndërsa neve na mbetet ti shpërblejmë me rezultate pozitive, por lëndimet që na kanë kapluar na kanë detyruar të gjejmë alternativa të ndryshme për të mos humbur hapin me skuadrat tjera dhe për gjithçka un i falënderoj në këto momente të vështira çdo individ që na ka dal në ndihmë që të arrijmë aty ku jemi”.

Trajneri Arbnor Morina, i cili konsiderohet si njëri ndër trajnerët më transparent në futbollin e Kosovës tregon objektivat e Gjilanit.
“Ne do të “harrnohemi” sa të mundemi ta tejkalojmë këtë krizë të lëndimeve, ne do të bëjmë punën tonë ashtu siç dimë më së miri, por un i kam futbollistët më të mirë të cilët po japin gjithë kontributin e tyre, nuk do të dorëzohem në asnjë moment ne nuk kemi objektiva ne po luajmë futboll atë që dimë dhe mundemi ndërsa rezultatet do të shihen më vonë, por le ta din të gjithë se ne kemi një kryetar në klub që po na jep energji edhe më të madhe për suksese të reja”, është shprehur trajneri, Arbnor Morina.

Skuadra e Gjilanit në javën e 10 është nikoqire e Drenicës./rajonipress/