Memushaj, dështaku i Serie A
Ledian Memushaj ka zërë vend në formacionin e dështakëve të Serie A.
E përditshmja sportive italiane, Gazzetta dello Sport ka ndërtuar formacionin me futbollistët e dështuar deri më tani në Serie A
Në mesin e dështakëve është edhe mesfushori i Kombëtare shqiptare, Ledian Memushaj, përcjell Express.
Memushaj nga Pescara ishte transferuar te Benevento, por deri më tani nuk ka arritur t’i tregoj vlerat.
Përveç Memushajt, në formacionin e dështakëve janë edhe Bertolacci, Cerci dhe Douglas Costa. /Express/


