Gjilani nuk pëson as në Prizren
Gjilan – Skuadra e Gjilanit në javën e 9 të Superligës së Kosovës në futboll, ka arritur të importon një pikë nga stadiumi i Lirisë së Prizrenit “Përparim Thaçi” me plot meritë.
“bardh e kuqët” e Gjilanit janë e vetmja skuadër në Superligë e cila nuk ka pësuar humbje, me gjithë lëndimet që ka tek futbollistët e saj konsiderohet mjaft sukses.
Raste të mira shënimi në minutën e 8 e16 kishte Gëzim Rusi por në dy rastet nuk ishte i saktë.
Në minutën e 34-të vendasit kanë mundur të shënojnë nëpërmjet Zekës por këtë kënaqësi nuk e lejon Kaqiu i cili i mohon golin Zekës.
Skuadra e Gjilanit vazhdon me lëndime shumë serioze në fund të pjesës së parë, Diar Mustafa detyrohet ta lëshon fushën pas një lëndimi të rënd në këmbë.
Fatin e takimit të sotëm në duar e kishte Betim Haxhimusa në minutën e 82-të, kur nga 15 metra godet pingulen e portierit të Lirisë, Bakaj.
Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina i shqetësuar deklaroi.
“Po na përcjell “sëmundja” e vjetër raste po krijojmë ato nuk po i realizojmë, futbollistët po luajnë mirë edhe përkundër shumë lëndimeve që po kemi jam në përgjithësi i kënaqur ndërsa sa i përket ndeshjes së sotme ne patëm edhe një shtyllë, por në përgjithësi një pik e importuar ndaj Lirisë nga Prizreni për skuadrën tonë është e mirë”
Me këtë barazim futbollistët e Gjilanit në kuotën e tyre kanë grumbulluar 15 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme Gjilani takohet me Drenicën në Gjilan./rajonipress/


