Veseli: Kështu e ndala Immobilen
Frederik Veseli nuk është befasuar aspak nga vendimi i Christian Panuccit që të luajë titullar ndaj Italisë.
Mbrojtësi i Kombetares shqiptare, Frederik Veseli beson se me shumë sukses ka arritur tandal sulmuesin e Italisë dhe Lazios, Ciro Immobilen
“I kam qejf këta lloj lojtarësh, sepse përdor shpejtësinë time dhe i lexoj lojën”, ka deklaruar mbrojtësi i Empolit pas ndeshjes.
“Italia ka bërë një ndeshje shumë të mirë, ashtu si edhe ne. Krijuam disa shanse të mira për shënim. Kundër një ekipi si Italia, duhet të shënosh, pasi një gabim që bën në mbrojtje do ndëshkohesh”, ka theksuar ai.
Veseli thotë se nuk është befasuar aspak nga vendimi i Christian Panuccit që të luajë titullar ndaj Italisë
“Jo, nuk u çudita. Në fakt unë punoj përditë për të merituar formacionin. Kur trajneri vendos që unë të jem titullar, mundohem të justifikoj besimin e trajnerit”, ka përfunduar ai. /Express/


