Leotrim Kryeziu: Ndihem krenar që jam pjesë e këtyre djelmoshave të Kosovës
Gjilan – Nuk ka dyshim se talenti i madh i futbollit që po i vjen futbollit të Kosovës, Leotrim Kryeziu, shpalosi emocionet pas fitores ndaj Lituanisë duke u inkuadruar në “Elite Round”, Kryeziu ka deklaruar. “Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e këtyre djelmoshave të Përfaqësueses së Kosovës, gjatë tërë kohës kemi qenë si familje e vërtet, jam shumë i lumtur që golat e mi kanë kontribuar për këto fitore historike kjo në jetë asnjëherë nuk përsëritet, i falënderoj bashkëfutbollistët e mijë që patën besim në mua dhe un i shpërbleva me gola, i jam mirënjohës edhe trajnerit Krasniqi i cili më ka besuar gjatë tërë kohës, jemi një grup futbollistësh që në të ardhmen shpresoj se me nder do t`i mbrojmë ngjyrat e shtetit tonë Kosovës”.
Kryeziu nga tri ndeshje të zhvilluara ka shënuar katër gola, dy ndaj Izraelit dhe dy ndaj Lituanisë./rajonipress/


