Çka deklaruan Ramiz Krasniqi e Leotrim Kryeziu pas ndeshjes me Izraelin?
Gjilan – Fitorja e shënuar e Përfaqësueses së Kosovës U19 në futboll ndaj Izraelit, ka sjell gëzim dhe vetëbesim tek djelmoshat e Ramiz Krasniqit.
Përzgjedhësi i Kosovës, Ramiz Keasniqi, pas ndeshjes ishte i lumtur për fitoren e djelmoshave të tij.
“Së pari i uroj djelmoshat për angazhim të pashoq që treguan gjatë 90 minutave, gjatë tërë lojës kishim më tepër nga loja por po shihet se na mungon pak përvoja ndërsa kundërshtarin e kemi studiuar mjaft mirë dhe arritëm këtë fitore të mëdha, kjo fitore na bën që para ndeshjes me Lituaninë të na shton vetëbesimin në ekip dhe kjo është një gjë pozitive, ndërsa ndaj Lituanisë premtoj angazhim të madh të futbollistëve që të shënojmë fitore edhe pse e dimë se do të jetë vështirë por ne këtu në Austri kemi ardhur të dëshmojmë kualitetet tona dhe të tregojmë se dimë të luajmë futboll”, ka bërë të ditur strategu i futbollit, Ramiz Krasniqi.
Trimi i ballafaqimit me Kombëtaren e Izraelit ishte Leotrim Kryeziu, i cili shënoi dy herë në portën kundërshtare.
“Jam shumë i lumtur që me golat e mijë shënuam fitore por meritë të madhe kanë bashkëfutbollistët e mijë që në asnjë moment nuk u dorëzuan gjatë 90 minutave, jemi një skuadër e mirë dhe atmosfera është e jashtëzakonshme ndërsa trajneri Krasniqi vazhdimisht po na jep instruksione dhe përkrahje që për futbollistët e Përfaqësueses është shumë pozitive, do të bëjmë të pamundurën që ndaj Lituanisë të shënojmë fitore dhe të kualifikohemi për Kampionatin Evropian i cili do të mbahet në Finlandë”, është shprehur qendërsulmuesi Leutrim Kryeziu.
Ndeshjen e tretë Përfaqësuesja e Kosovës ndaj Lituanisë e zhvillon me 9 tetor./rajonipress/


