Kosova pëson humbje nga Austria
Gjilan – Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U19 e cila në kuadër për Kualifikimet e Evropianit Finlanda 2018 në futboll ka zhvilluar ndeshjen e par me skuadrën nikoqire të këtyre kualifikimeve Austrinë e cila ngadhënjeu me rezultat 1 – 0 .
Në stadiumin National Park Tauern Arena në Miittersin të Austrisë përfaqësuesja e Kosovës përkundër humbjes në asnjë moment nuk ishte indiferentë karshi moshatarëve të Austrisë.
Në disa momente djelmoshat Kosovar ishin edhe më të mirë se kundërshtari i tyre të cilët përpos golit në minutën e 56 nga një pakujdesi dhe nga mos përvoja në arenën ndërkombëtare ishte moment kyç i ndeshjes së parë kualifikuese
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll Ramiz Krasniqi pas ndeshjes ka uruar djelmoshat e tijë për angazhimin në fushë.
“Skuadra e Austrisë asgjë më tepër se djelmoshat e mijë nuk tregoi në fushë ishte një pakujdesi e jona në një moment të caktuar futbollistët u angazhuan maksimalisht por është vërejtur se ne gjatë grumbullimeve nuk kemi pasur ndeshje kontrolluese me kundërshtar të fortë , por është edhe specifike se përfaqësuesja e Austrisë U19 janë së bashku nga mosha 15 vjeçare shpresoj se në ndeshjet e radhës do të arrijmë rezultat pozitiv”, ka bërë të ditur Përzgjedhësi Krasniqi./rajonipress/


