Uji Dea

Rrëfimi emocional i Besart Berishës: Kam ecur 1200 kilometra si refugjat

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Superylli kosovar, Besart Berisha ka treguar për mediat australine për jetën e vështirë nëpër të cilën ka kaluar. Besi ka rrëfyer jetën e tij si refugjat, vështirësitë e familjes dhe ato të fillimit të karrierës si futbollist.

“Në mëngjes para se të shkoj në trajnim te Melbourne Victory dëgjoj albumin e Frank Sinatras. Më pëlqejnë këngët e tij sepse më kujton jetën nëpër të cilën kam kaluar. Më kujtohet kur familja ime e la Kosovën për një jetë më të mirë pa asnjë para në xhepa.

Nuk mbaj mend shumë nga jeta ime në Prishtinë. E di që nuk kishte punë dhe nuk kishte para. Për këtë prindërit e mi vendosën të marrin rrugë për Gjermani. E imagjinoj sa vendim i vështirë do të ishte në atë kohë. Nuk kishim para as për të paguar autobusin dhe vendosëm të nisemi në këmbë.

Isha pesë vjeçar dhe për të arritur në Berlin duhej të bënim 1200 kilometra. Këtë edhe e kam bërë pasi që kam ecur 1200 kilometra në këmbë deri në Berlin. Mendoj se kjo është arsyeja se pse edhe sot jam i fort fizikisht. Sot e di se këtë nuk do të mund ta bëja, por nuk kishte tjetër zgjidhje në atë kohë.

Njerëzit në Gjermani na pritën në mënyrën më të mirë të mundshme. Si çdo refugjat në fillim silleshim vërdallë poshtë e lartë sepse nuk e dinim as gjuhën. Më pas babai filloi të punonte çkado që i jipej mundësia. Unë që në start doja të filloja të luaja futboll. Edhe kur fillova shkollën në Lichstenberg, mendja ime ishte vetëm te futbolli. Talentin tim në futboll filluan të vlersojnë menjëherë në shkollë.

Më kujtohet në moshën 14 vjeçare kisha marrë paratë e para nga futbolli pasi që një skuadër mi dha 50 marka. Angazhimi te skuadra e Borussia Berlin ishte hapi më i madh për mua. Atje shënova 21 gola në sezonin e parë, më shumë se Mario Gomez e Lukas Podolski, shkruan Indeksonline.

Kur përfundoi lufta në Kosovë ndryshoi situata për refugjatë në Gjermani. Ne na kërkohej që të kemi një punë me kontratë për të qëndruar atje. Kështu që mua më duhej që të bindja skaudrën time për të më ofruar kontratë profesionale.

Hidromorava

Punova aq shumë, sa që një ditë mora lajmin e madh se mu ofrua kontratë profesionale. Isha edhe në shkollë në atë kohë. Kur u ktheva në klasë isha me lot në sy. Mësuesja më dha një përqafim dhe më tha.

“Tani nuk dua të ju shoh më në klasë. Tani dua të të shoh vetëm duke shënuar shumë gola”. shkruan Indeksonline.

Ishte shumë e vështirë për tu bërë futbollist profesionist në Evropë. Kishte 40 lojtarë në skuadër për të mposhtur konkurrencën, pothuajse pesë futbollist në një pozicion.

E kujtoj kohën kur debutova në Champions League me Hamburgun, në ndeshjen ndaj Portos. Kisha për tu përballur me Pepen.

E kujtoj kohën edhe te Burnley në Angli. Atje nuk kisha aspak fat. Më pas luajta edhe te Rosenborg në Norvegji e Horsens në Danimarkë, para se të kthehesha në Gjermani te Bielefeld.

Nuk ishte e lehtë më pas vendimi të luaja në Australi. Bisedova me gruan dhe në fund u pajtuam të ndërroi ambiend. Këtu kam gjetur të gjitha dashuritë e mundshme. Arritja në Australi ka qenë vendimi më i mirë në jetën time.

Më pas më erdhi ftesa nga Kosova. Ishte një moment tejet emocional në karrierën time. Kur arrita në aeroport, nuk mund ta besoja që aq shumë njerëz kishin dalur të më pritnin mua. Ishte e prekshme të zbritja në stadiumin në ndeshjen e parë ndaj Islandës. Më pas u desht ti tregoja përfaqësues se nuk mund të fluturoj 26 orë për një ndeshje” ka thënë Besart Berisha.