Hidromorava

Naim Pira viziton qendrat grumbulluese të grurit: Çmimet aktuale nuk i mbulojnë kostot e prodhimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Vitisë, Naim Pira, ka zhvilluar një vizitë në qendrat grumbulluese të grurit në Viti dhe Kllokot, ku nga afër është njohur me ecurinë e fushatës së korrje-shirjeve, rendimentet e sivjetme, procesin e grumbullimit dhe çmimet me të cilat po pranohet gruri nga prodhuesit.

Gjatë takimeve me përfaqësuesit e pikave grumbulluese dhe fermerët, Pira vlerësoi përkushtimin dhe punën e bujqve, të cilët edhe këtë vit kanë investuar me seriozitet në prodhimin vendor, pavarësisht sfidave me të cilat janë përballur gjatë sezonit.

Eco Higjiena

Megjithatë, ai shprehu shqetësimin se çmimet aktuale të grumbullimit të grurit mbeten të pafavorshme dhe nuk arrijnë të kompensojnë në masën e duhur kostot e prodhimit, duke rënduar pozitën ekonomike të fermerëve.

Drejtori Pira ritheksoi se Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural do të vazhdojë të jetë pranë fermerëve me programe mbështetëse dhe politika që synojnë fuqizimin e prodhimit bujqësor dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Komunën e Vitisë. Ai theksoi se mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet një nga prioritetet kryesore të institucioneve komunale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.