UBT

Gjilani vazhdon pa humbje, tani mposht Flamurtarin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit në javën e VIII-të, të Superligës së Kosovës në futboll me rezultat minimal mposht skuadrën “kuq e zi” të Flamurtarit.

Skuadra e Gjilanit këtë takim e zhvilluan pa gjysmën e futbollistëve të lënduar Eminhaziri, Shaqiri, Rusi, Kastrati, Mustafa e Karahoda, çka u ndie me të madhe gjatë 90 minutave të ndeshjes.

Futbollistët e Flamurtarit gjatë 90 minutave nuk arritën asnjëherë të rrezikojnë portën e portierit të Gjilanit, Donat Kaqiut.

Gjilanasit 12 minutat e fundit i zhvilluan me 10 futbollist pasi në minutën e 78-të, arbitri i kësaj ndeshje Selim Isufi e ndëshkon me karton të kuq Salih Kosumin.

Futbollistët e Gjilanit në pjesën e parë vetëm dy herë rrezikuan portën e portierit Ervin Hallunaj, në mënyrë identike Dior Zabërgja dhe Betim Haxhimusa tentuan nga 18 metra por në dy rastet portieri Hallunaj shpëton portën e tij.

Fundamenti

Momenti vendimtar i ndeshjes ishte minuta e 65-të, së pari Zabërgja gjuan furishëm nga 20 metra Hallunaj mbron duke degazhuar shkurtas gjerë te Morina i cili pason gjerë te Haxhimusa, i cili nga 5 metra shënon për ti siguruar tri pikë skuadrës së tij drejt kreut të tabelës.

Dy minuta më vonë Haxhimusa ka mundur të shënon edhe golin e tij të dytë, pas gabimit trashanik të mbrojtjes së Flamurtarit por nuk ishte i vëmendshëm gjuan plogësht drejt në duart e portierit Hallunaj.

Këtë takim në shkallët e stadiumit e përcollën rreth 800 shikues në një ambient futbollistik.

Në javën e IX futbollistët e Gjilanit do të takohen me Lirinë në Prizeren./rajonipress/