Fundamenti

Drita importon një pikë nga Drenasi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në derbin e javës së VIII-të, futbollistët e Dritës me meritë arritën të importojnë një pikë nga Drenasi në ballafaqim me Feronikelin duke luajtur me rezultat 1-1.

Futbollistët e Feronikelit arritën të parët në epërsi, mesfushori Mark Milicaj shënon gol atraktiv duke mposhtur Halimin e Dritës.

Katër minuta më vonë Përparim Livoreka, sot futbollisti më i mirë i Dritës gjuan bukur por edhe më bukur mbron portieri, Faton Maloku.

Në minutën e 30-të, Kastriot Rexha përforcimi i ardhur nga Besa e Pejës, ngatërrohet duke lëshuar rastin ideal për të shënuar.

Mobi Casa

Futbollistët e Dritës kanë mundur shumë lehtë të shënojnë në minutën e 38-të, por gjuajtjen e Fazliut nga vija fatale e portës e largon Prekazi.

Golin e barazimit futbollistët e Dritës e arrinë në minutën e 63-të, së pari Xhevdet Shabani bukur e shërben Kastriot Rexhën e ky nuk e patë vështirë të shënon, duke i siguruar një pikë skuadrës së tij nga ky udhëtim i vështirë.

Arbitri kryesor i kësaj ndeshje ishte arbitri ndërkombëtar Genc Nuza.

Në javën e IX-të, futbollistët e Dritës do të ballafaqohen me Llapin në Gjilan./rajonipress/