Punë e kryer, Ajeti rikthehet në Basel?
Albian Ajeti është afër rikthimit në Basel dhe konfirmimi do të vijë gjatë ditës së sotme, njofton “Blick”. Futbollisti me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti, vëllai i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, është duke u kërkuar me ngulm nga kampionët e Zvicrës, Basel.
Starti i dobët i sezonit për Baselin, që ka grumbulluar vetëm 15 pikë në 10 ndeshjet e para, ka bërë që drejtuesit e klubi të mendojnë për ndryshime në skuadër, duke filluar nga faza e sulmit, njofton “Blick”, transmeton Gazeta Express.
Ajeti, që rrjedh nga akademia e Basel, është caku kryesor i kampionëve të Zvicrës.
Sipas “Blick”, tashmë çdo gjë ka përfunduar, Baseli ka arritur marrëveshje me St. Gallen për 20 vjeçarin kartoni i të cilit do t’i kushtojë 3 milionë euro kampionit të Zvicrës. Ai pritet t’i bashkohet Baselit në janar të vitit 2018.
Që kur iu bashkua skuadrës zvicerane, Ajeti ka bërë 38 paraqitje duke realizuar 14 gola, ndërsa ka dhuruar edhe 5 asistime. /Gazeta Express/


