Hidromorava

Demarkacioni në ‘rrugë pa krye’

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Florim Isufi, anëtar i Komisionit të ri për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, ka thënë për “Zërin” se tashmë kanë filluar punën edhe zyrtarisht përderisa javën që vjen do ta rrisin edhe më shumë angazhimin. Ndërsa në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë i kanë thënë “Zërit” se demarkacioni për ta është punë e kryer, porse do të tregohen të durueshëm dhe do të presin që Kosova ta përfundojë këtë çështje brenda një periudhe të arsyeshme.

Komisioni i ri për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, i emëruar nga qeveria “Haradinaj”, tashmë ka nisur zyrtarisht punën. Kështu kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” pjesëtarët e këtij Komisioni, të cilët kanë thënë se javën që vjen do të ketë angazhim edhe më të madh si në punën e kabinetit, ashtu edhe në terren.

Mirëpo, Ambasada e Malit të Zi, në një përgjigje për “Zërin”, ka ripërsëritur edhe një herë se çështja e demarkacionit tashmë është punë e kryer.

FIDANISHTJA

Por pavarësisht kësaj, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kërkuar që demarkacioni të anashkalohet si kusht për liberalizmin e vizave.

Njohësit e procesit të liberalizimit konsiderojnë se Kosova duhet të fokusohet më tepër te luftimi i krimit dhe i korrupsionit (kushti tjetër për viza) sesa të merret me rinegocimin e Marrëveshjes së Demarkacionit., meqë një gjë e tillë merr shumë kohë dhe zvarrit shumë procesin e liberalizmit të vizave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.