Hidromorava

Ambasadori amerikan ‘kritikon’ Kuvendin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, thotë se pajtohet me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, e cila bëri kritika të ashpra në adresë të Kuvendit për mosfunksionimin e tij edhe pas konstituimit.

Ambasadori Delawie është i një mendjeje me shefen e Zyrës së BE-së se Kuvendi duhet të nisë punën sa më shpejt që është e mundur.

“Pajtohem me Natalya Apostolova-n që Kuvendi duhet të nisë punën sa më shpejt që është e mundur dhe t’u shërbejë qytetarëve. Probleme serioze duhet të zgjidhen tani”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Uji Dea

Apostolava tha se është tejet e shqetësuar për mosfunksionimin e Kuvendit dhe mosbajtjen e asnjë mbledhjeje të Kryesisë, duke shtuar se nuk është arsyetim fakti që akoma nuk janë kompletuar komisionet me kryetarë dhe anëtarë, sepse, sipas saj, kjo është dashur të kryhej deri më tani.

Lidhur me mosfunksionimin e legjislativit, shefja e BE-së tha se këtë shqetësim do t’ia shpreh edhe kreut të Kuvendit, Kadri Veseli. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.