Hidromorava

Hoxhaj: Në muajin mars, kalon demarkacioni

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se marrëveshja për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, do të ratifikohet në muajin mars.

Ai këto deklarata i bëri në një intervistë për një të përditshme austriake, duke folur për kohën se kur do të dalë kjo çështje para deputetëve të Kosovës.

Hoxhaj për gazetën vieneze “Weiner Zeitung”, ka thënë se Kosova ka bërë një komision që do të merret me këtë çështje.

“Komisioni duhet të prodhojë një raport dhe do të sjellë një vlerësim të saktë të situatës. Pastaj ne duhet ta marrim një vendim. Nëse diçka komplikohet nuk është detyrë e politikanëve ta komplikojnë edhe më shumë”, ka shtuar ai.

United Hospital

Sipas tij, Qeveria e kaluar nuk arritur ta kalojë marrëveshjen për shkak se u rrëzua.

“Kjo temë tani do të diskutohet në parlament ose gjatë janarit ose gjatë shkurtit. Marrëveshja do të ratifikohet deri në muajin mars. Kjo do të mundësojë ta përmbushim kriterin e fundit për vizat” ka thënë Hoxhaj.

Ish-kryediplomati kosovar ka thënë se shpreson se komisioni i ri do të sjellë gjetje të sakta të cilat do të diskutohet në Parlament edhe me opozitën.

“Kjo nuk është çështje ndërqeveritare, ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi. Është çështje e brendshme me një dimension të jashtëm” ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.