ARKATANA

Premtime që s’do të realizohen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shumë prej zotimeve të kandidatëve për kryetarë komunash, të cilat po bëhen gjatë fushatës parazgjedhore, pritet të mbesin vetëm zotime. Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët thonë se një numër i madh i premtimeve të bëra për zgjedhjet lokale të 22 tetorit nuk do të realizohen as në mandatin që po vjen.

Megjithëkëtë, partitë politike qysh prej ditës së parë kur nisi fushata (21 shtator) po vazhdojnë të zotohen se do ta përmirësojnë fushën e arsimit, të shëndetësisë, të ekonomisë dhe se do të hapin vende të reja të punës e do të kontribuojnë në shumë sfera të tjera, transmeton zeri.info.

ARKATANA

E pavarësisht kësaj, analistët thonë se edhe gjatë zgjedhjeve të kaluara janë bërë premtime të panumërta, por që shumë prej tyre kanë ngelur vetëm të tilla, duke mos u realizuar fare. Megjithëkëtë, ata konsiderojnë se në këto zgjedhje vërehet një vetëdijesim i partive politike në përzgjedhjen e kandidatëve, krahasuar me herët e shkuara. Por, pavarësisht kësaj, ata thonë se programet dhe prioritetet që kandidatët po i ofrojnë në këto zgjedhje janë shumë sipërfaqësore dhe jo të studiuara mirë, transmeton zeri.info.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.