Aksident zinxhiror në rrugën Viti – Kllokot, lëndohen dy pasagjer
Gjilan – Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal janë njoftuar se në rrugën Viti – Kllokot ka ndodhë një aksident trafiku.
Nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti ka ardhur atëherë kur vetura, me targa 06, vozitës shqiptar, duke mos mbajtur distancën e duhur godet nga mbrapa veturën me targa KS, vozitës po ashtu shqiptar, e cila nga goditja, godet edhe veturën e tret me targa 06, vozitës shqiptar, ku me këtë rast lëndime kanë pësuar dy pasagjere.
Rasti i referohet Prokurorisë Themelore njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


