Mosmarrëveshja eskalon në sulm fizik, arrestohet i dyshuari
Gjilan – Në fshatin Koretishtë, të Novobërdës është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shqiptar.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


