Boksieri Erdonis Maliqi fiton meqin e parë në Kampionatin Evropian
Gjilan – Kampionati Europian i boksit për të rinjë i cili po mbahet në qytetin e Bullgarisë, Albena ka filluar për së mbari.
Boksieri nga Gjilani 16 vjeqari, Erdonis Maliqi sot në orët e pasdites ka zhvilluar duelin e parë në këtë kampionat, duke e mposhtur boksierin nga Sllovenia, Ziga Rebernic.
Maliqi për gjatë tri raundeve ishte dukshëm më i mirë se boksieri nga Sllovenia duke e mposhtur me rezultat 3-0.
16-të vjeqari nëpërmjet rrjetit social ‘facebook’ të tij ka bërë të ditur se boksieri nga Sllovenia ishte një boksier mjaft i fortë.
“Kundërshtari im nga Sllovenia ka qenë një boksier shumë cilësor ndërsa shteti i Sllovenis ka llogarit medalje të sigurt tek boksieri i tyre, por gjatë tri raundeve isha dukshëm më i mirë ndërsa sipas organizatorëve të kampionatit Evropian nesër në orët e paradites do të bëhet tërheqja e shortit dhe do të mësoj kundërshtarin e radhës”.
Maliqi në Kampionatin e kaluar Evropian ishte renditur në pozitën e 5-të./rajonipress/


