KH “Drita” i falënderohet kryetarit Lutfi Haziri
Gjilan – Klubi i hendbollit Drita e cila me mjaft sukses po bën gara në Superligën e Kosovës në hendboll, e cila në këtë kampionat ka synimin drejt daljes në kupat evropiane, ka përshëndet vendimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin për mbështetjen e tyre.
Sektori i sportit i Komunës së Gjilanit këtij klubi i ka ndarë 7000 euro, për zhvillim e kampionatit që është hera e parë e një shume të tillë.
Këtë gjest të sektorit të sportit të Komunës së Gjilanit dhe kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të gjithë hendbollistët e kanë pritur si një lajm për suksese të reja.
Kryetari i KH Drita, Luan Sllamniku dhe nënkryetari Arbër Musliu, në emër të klubit të Dritës kanë falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mbështetje.
“Jemi shumë të lumtur dhe të nderuar që kryetari së bashku me njerëzit e sektorit të sportit na ka dal në ndihmë, kjo dëshmon se komuna e Gjilanit gjithmonë ka qenë për të mirën e sportistëve, me gjithë shpenzimet që kemi për gjithë kampionatin kjo shumë është një shumë simbolike së paku t`i mbulojmë shpenzimet të cilat na shfaqën gjatë garave të hendbollit, kjo është shuma më e madhe që i është ndarë ndonjëherë klubit tonë, në vitet e kaluara kemi marrë më së shumti gjerë në 3 000 euro, shpresojmë se shuma e dedikuar për klubin tonë të na shpërndahet sa më shpejt pasiqë kostoja e garave është jashtëzakonisht e madhe, ndërsa synimi ynë është dalja në Evropë”, thuhet në deklaratat e Sllamnikut dhe Musliut./sylejman ismajli/rajonipress/


